Manchester Unitedi po kalon në një formë tejet të dobët.
Humbja 4:1 ndaj Comos, ndezi alarmat për të ardhmen e Michael Carrick-ut, i cili ka regjistruar vetëm 2 fitore këtë sezon.
Ndaj kësaj forme ka shpërthyer edhe legjenda e kësaj skuadre, duke thënë se janë si fëmijë.
“Lojtarët e Manchester Unitedit kujdesen vetëm për veten e tyre.
Ata janë thjesht si fëmijë. I hedhin lodrat e tyre nga karroca dhe pastaj shkojnë e fajësojnë të tjerët për këtë”, deklaroi Wayne Rooney.
Ndeshja ndaj Bournemouthit do të jetë vendimtare për Carrickun, ku në rast të një tjetër rezultati të tillë mund edhe të shkarkohet.