Kosova zhvillon stërvitjen e tretë, atmosferë optimiste para ndeshjes ndaj Izraelit

Futboll

Kosova zhvillon stërvitjen e tretë, atmosferë optimiste para ndeshjes ndaj Izraelit

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 17:25
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, gjatë stërvitjes

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit, Franco Foda.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë fotografi nga kampi stërvitor, ku gjatë së mërkurës, yjet e Kombëtares janë parë të motivuar.  

“Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Aty thuhet se “Dardanët” po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat