U luajt në “Air Albania”, dueli miqësor mes Shqipërisë U21 dhe Luksemburgut U21 që u fitua nga kuqezinjtë me shifrat 3:1.
Miqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa kundërpërgjigjia e djemve të Alban Bushit ishte e menjëhershme.
Në minutën e 23-të, ishte kapiteni Ermir Rashica, që nuk fali përballë portierit mik, ku u vetëm në hyrje të zonës goditi saktë, duke përshëndetur rrjetën. Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në minutën e 35-të përmbysën rezultatin falë eurogolit të Brutit nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 me 1.
Për golin që do të “vuloste” triumfin mendoi shkodrani Kevin Dodaj në minutën e 88-të. Vlen të theksohet fakti se në datën 17 nëntor, Kombëtarja Shpresa do të luaj një miqësore luksi ndaj Spanjës U21.