Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Futboll

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 17:24
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka qenë e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundoi me barazim prej 0-0, ndërsa presidentja ka vlerësuar paraqitjen dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët e Kosovës në përfaqësimin e vendit.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula ka falënderuar “Dardanët” për angazhimin dhe emocionet e dhuruara, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.

“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Shiroka Pula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat