Nuk është sekret se Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri

Futboll

Nuk është sekret se Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 23:09
Laporta e Flick

Nuk është sekret se Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Lëndimet e Eric Garcias, Jules Koundes dhe Andreas Christenssenit kanë nxjerrë në pah mungesën e alternativave të mjaftueshme në qendër të mbrojtjes te klubi katalunas.

Prandaj, klubi tashmë është i interesuar të gjejë një qendërmbrojtës të ri, ndërsa së fundmi është lidhur me transferimin e yllit të Bayern Munichut, Jonathan Tah.

Sipas “Diario SPORT”, Barcelona po e përcjell nga afër zhvillimin e talentit në ngritje të Serie A-së, Juan Rodriguez.

Rodriguez luan si qendërmbrojtës, por ka impresionuar me aftësitë e tij në lojën me top dhe me shkathtësinë për të luajtur në disa pozita, pasi mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë.

Me 13 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, 21-vjeçari tashmë është pjesë e rregullt e formacionit të parë të Cagliarit dhe i përshtatet profilit të futbollistit që kërkon Barcelona: i ri, me këmbë të majtë dhe i gjithanshëm.

Raporti sugjeron se Rodriguez shihet si e ardhmja e Kombëtares së Uruguait, një vend që në të kaluarën ka nxjerrë disa liderë në repartin defensiv, përfshirë legjendën e La Ligës dhe Atletico Madridit, Diego Godin.

Megjithatë, transferimi i Juan Rodriguezit nga Cagliari nuk do të jetë aspak i lehtë.

Mbrojtësi ka kontratë afatgjatë me klubin italian, e cila është e vlefshme deri në vitin 2030, çka do të thotë se Barcelona do të duhej të negocionte drejtpërdrejt me Cagliarin.

Por, duke qenë se klubi italian e ka transferuar futbollistin vetëm vitin e kaluar, nuk besohet se do të dëshirojë të ndahet kaq shpejt prej tij. Edhe në rast se do ta konsideronte shitjen, me shumë gjasë do të kërkonte një shumë të majme.

Transferimi i Rodriguezit do të ishte edhe më i vështirë në afatin kalimtar të janarit, pasi Cagliari deri më tani nuk ka treguar asnjë dëshirë për të përfituar financiarisht nga shitja e uruguaianit.

Pastaj është edhe çështja e vlerës së tij. Cagliari e transferoi Rodriguezin për vetëm pesë milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale, sipas Transfermarkt, është 14 milionë euro. Megjithatë, duke pasur parasysh moshën dhe potencialin e tij, klubi italian ka të ngjarë të kërkojë një shumë dukshëm më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat