Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, u rikthye në fushën e gjelbër në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e klubit italian Ravenna.
Braziliani ishte pjesë e ndeshjes kundër Forlìt, në një rikthim që tërheqi vëmendjen e tifozëve të futbollit.
Ronaldinho, i cili konsiderohet njëri prej futbollistëve më spektakolarë të historisë së këtij sporti, vazhdon të mbetet një figurë shumë e dashur për adhuruesit e futbollit, edhe shumë vite pas përfundimit të karrierës së tij profesionale.
Përveç magjisë në fushë, braziliani njihet edhe për pasionin e tij për automobilat luksozë dhe supermakinat. Në koleksionin e tij janë përmendur modele të njohura si Ferrari 458 Italia, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Cullinan, Porsche 911 Carrera S dhe Ferrari Spider.
Rikthimi i tij në fushë është një tjetër mundësi për tifozët që ta shohin nga afër një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.