Scaloni shpreh bindjen se ylli argjentinas do të jetë ende aktiv 

Futboll

Scaloni shpreh bindjen se ylli argjentinas do të jetë ende aktiv 

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 12:04
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni dhe Lionel Messi

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit të trajnerëve të kombëtares për Kupën e Botës 2030.

Scaloni ka shprehur bindjen se ylli argjentinas do të jetë ende aktiv si futbollist edhe pas vitit 2030.

“Unë mendoj se Messi do të vazhdojë të luajë futboll edhe pas vitit 2030”, u shpreh Scaloni.

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Messi të ketë një rol në stafin e Argjentinës, duke bërë edhe një koment me humor pas largimit të Walter Samuelit.

“Por tani që Walter Samuel po largohet, Messi është i mirëpritur kurdo që të dëshirojë”, tha Scaloni me buzëqeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat