Ka përfunduar faza e grupeve të Ligës së Kombeve, pas së cilës janë bërë të njohura të gjitha tetë përfaqësueset që në muajin mars të vitit të ardhshëm do të luftojnë për një vend në turneun final.
Në çerekfinale janë kualifikuar Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Norvegjia.
Në çerekfinale kalojnë nga dy kombëtaret më të mira të secilit prej katër grupeve të Ligës A. Fituesit e grupeve do të jenë në vazon e favoritëve gjatë shortit, ndërsa kombëtaret që përfunduan në vendin e dytë do të përballen me njërin prej fituesve të grupeve të tjera.
Këto janë çerekfinalistet e Ligës së Kombeve
Grupi A1: Franca dhe Belgjika
Grupi A2: Gjermania dhe Holanda
Grupi A3: Anglia dhe Spanja
Grupi A4: Portugalia dhe Norvegjia
Kur hidhet shorti i çerekfinaleve?
Shorti i çerekfinaleve do të hidhet të premten, më 20 nëntor, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen nga 25 deri më 27 mars 2027, ndërsa ato të kthimit nga 28 deri më 30 mars.
Katër fituesit e çifteve çerekfinale do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027.
Kampion në fuqi është Portugalia, e cila në edicionin e kaluar mposhti Spanjën në finale pas ekzekutimit të penalltive.