Rrahim Rexha emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Kosova

Rrahim Rexha emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Rrahim Rexha

Rrahim Rexha, drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është emëruar zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga minsitria.

MPB thotë se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

“Rrahim Rexha, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet t’i kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat