6 të shëruar, 1 i vdekur dhe 2 raste të reja me covid-19 në 24 sot në Malishevë

Kosova

6 të shëruar, 1 i vdekur dhe 2 raste të reja me covid-19 në 24 sot në Malishevë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 2 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 681 raste, prej tyre 531 janë shëruar, 41 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 109 persona.

Sqarim: në raportin e sotëm të IKPSHK, është raportuar për 3 raste në Malishevë, mirëpo, për personin e tretë, me datë 17 janar, rezultati ka ardhur negativ dhe i njëjti, në bazë të atij raporti edhe ka udhëtuar jashtë vendit dhe i njëjti ka rezultuar negativ në shtetin ku punon dhe jeton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat