Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza

Kosova

Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 19:33
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi ka thënë se ishte nder që si përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pjesë e samitit të Ballkanit Perëndimor këtu në Sofje, kushtuar procesit të zgjerimit të mëtejmë të BE-edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, e ku sipas saj, e kanë përfaqësuar bashkë me deputetë të BE-së, nga Bullgaria, Polonia, Gjermania, Hungaria dhe Kroacia.

Në fjalën e sa,j Rexhepi ka falënderuar shtetet pjesëmarrëse në këtë samit.

 “Faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë për vendin tonë. Faleminderit për përpjekjet tuaja për të na lehtësuar dhe ndihmuar në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për ne, ky është prioriteti numër një. Ne jemi të vetmit njerëz në Ballkan dhe Evropë që nuk kemi të drejtë të udhëtojmë lirshëm”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj, edhe si qeveri edhe si shoqëri i kemi përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.

“Si qeveri e re ne po ndërtojmë një shtet normal demokratik dhe po bashkë bëjmë gjithë çfarë është e mundur të fokusohemi në të drejtat shtetërore, luftën kundër korrupsionit, reformën arsimore dhe sistemin shëndetësor. Në këtë kuptim ndihma juaj, veçanërisht ndihma e Republikës së Bullgarisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë shpreh mirënjohjen time për Bullgarinë dhe për të gjithë ju që po ndihmoni në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo në këtë samit.

“Për momentin i kemi të tensionuara marrëdhëniet me Republikën e Serbisë. Nëse e imagjinoni se në shekullin e 21-të mund të ketë një konflikt serioz apo edhe një luftë për numrat e automjeteve, është madje është qesharake. Ne jemi të detyruar si shtet ta respektojmë marrëveshjen e Brukselit, pra targat si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kështu dhe bëjmë. Dhe befas na del se jemi kundër dikujt. Jo zotërinj, nuk jemi kundër askujt. Në Kosovë jetojmë të gjithë bashkë - shqiptarë dhe joshqiptarë. Serbët, boshnjakët, turqit, goranët dhe romët dhe gjithë popujt e tjerë”, tha Rexhepi.

Bashkimi Evropian duhet të tregojë një rrugë të qartë drejt anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha eurodeputeti nga kuota “VMRO-BND”, Angel Dzambazki, në hapjen e Konferencës “Ballkani Perëndimor”, që po mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Dzambazki theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës.

Sipas tij, Serbia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të shkojnë përtej rrugës së reformave për t'iu bashkuar Komunitetit.

Një shembull i drejtimit pozitiv të lëvizjes drejt BE-së dhe promovimit të vlerave evropiane është realisht Kosova.

Ai theksoi dhe shtoi se Kosova është padyshim vendi më properëndimor në Ballkan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat