Erëra të fuqishme paralajmërohen edhe nesër, ky është parashikimi i motit për të dielën

Kosova

Erëra të fuqishme paralajmërohen edhe nesër, ky është parashikimi i motit për të dielën

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Erëra të fuqishme po fryjnë mbi vendin tonë.

Orëve të pasdites, një stuhi me breshnizë e borë solli goditje të erës edhe deri në 15.6m/s në Prishtinë, apo 56.6km/h, derisa tash orëve të vona u regjistruan goditje të erës edhe deri në 17.9m/s apo 64km/h.

Gjatë kalimit të frontit të ftohtë, pati edhe shkarkime rrufeshë, siq edhe ndëgjohet në xhirim bubullima në Prishtinë.

Erërat do të vazhdojnë të fryjnë të fuqishme edhe gjatë ditës së diel dhe hënë, por gradualisht duke humbur intenzitetin, njofton Prishtina Weather.

Nga nesër edhe temperaturat pësojnë rënie, dhe mbesin në vlera negative edhe gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat