KEDS: Nga erërat e forta kemi dëme, rajonet më të prekura Peja, Gjakova dhe Prizreni

Kosova

KEDS: Nga erërat e forta kemi dëme, rajonet më të prekura Peja, Gjakova dhe Prizreni

Më: 16 mars 2025 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të mëdha që ka qenë i prekur vendi gjatë tri ditëve të fundit janë shkaktuar dëme.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook, KEDS thotë se janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë.

Si pasojë e kësaj një numër të  caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni”.

“Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat