Bulliqi: Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë Podujevën me Mitrovicën

Kosova

Bulliqi: Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë Podujevën me Mitrovicën

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 22:48
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi (Foto: Facebook)

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë.

Sipas Bulliqit ky segment lidhë Podujevën me komunën e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Po punohet intenzivisht në segmentin e rrugës Kërpimeh-Bajgorë që e lidhë komunën tonë me Mitrovicën.

Së shpejti ky projekt do të përfundojë dhe kështu do të krijojë qasje më të lehtë dhe më të sigurtë për banorët e kësaj zone dhe qytetarët që e frekuentojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat