Ky është shqiptari i Kosovës, që la pa fjalë një ish Jugosllavi 

Sporti

Ky është shqiptari i Kosovës, që la pa fjalë një ish Jugosllavi 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 20:43
Kamer Demaj

Kosova gjithmonë ka qenë dhe është vatër e sportistëve në disiplinat e ndryshme sportive! 

Një emër i madh i sportit, që assesi nuk guxon të lihet në harresë, padyshim është ish bilderi kampion, Kamer Demaj!  

Gjeneratat e reja pak kanë dëgjuar për këtë emër të madh të sportit, për këtë pasuri sportive në vitet e 80-ta, që në vitin 1986, në Shkup, fitoi titullin e kampionit të ish Jugosllavisë e shumë e shumë tituj tjerë. 

Image

Shkrimi në shtojcën e sportit të gazetës "Rilindja" të vitit 1986

Ky sukses i Demajt, në atëkohë, la pa fjalë një ish Jugosllavi, jo vetëm në disiplinën e bodybyldingut. 

Të jesh kampion në atëkohë, ka qenë punë shumë e vështirë e aq me tepër si shqiptar, por Demaj ka qenë një sportist i rrallë, plot zemër dhe i kalibrit të lartë, që sot një kalibër i tillë i mungon Kosovës!

Gazetari sportiv i gazetës  “Rilindja”, Lulzim Shala, me 24 prill të vitit 1986, ndër të tjera shkroi për Demajn: “Në pjesëmarrjen e 70 garuesve nga të gjitha republikat e krahinat, në Shkup, u mbajt Kampionati i hapur i Jugosllavisë në gjimnastikën atletikore, në bodybildyng.

Në këtë manifestim Kamber Demaj nga Prishtina arriti ta fitojë titullin e kampionatit shtetëror në kategorinë deri në 70 kg.

Kështu ky garues 27 vjeçar, pas titujve të shumtë të kampionit krahinor, të nënkampionit të Jugosllavisë dhe fituesit të shumtë të garave ndërkombëtare, arriti edhe një sukses, duke fituar medaljen e artë në kampionatin shtetëror. Kështu karrierën e tij e pasuroi edhe me një sukses të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat