Erolld Belegu flet hapur për 250 mijë euro, KOK-u hesht!

Sporti

Erolld Belegu flet hapur për 250 mijë euro, KOK-u hesht!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:53
Erolld Belegu flet hapur për 250 mijë euro, KOK-u hesht!

Erolld Belegu, ish president i Federatës së Basketbollit të Kosovës, dje përmes një letre të hapur, iu drejtua opinionit sportiv, sipas tij, 45 për qind e buxhetit shpenzohet për “funksionarët” e KOK-ut dhe po ashtu përmend edhe shifra, ndërsa asnjë reagim zyrtar deri me tash i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Një heshtje totale! Cila është arsyeja e kësaj heshtje? E pakuptueshme!  

“KOK-u tash e 25 vjet udhëhiqet nga Besim Hasani! Asnjë zhvillim, asnjë organizim i brendshëm i mirëfilltë dhe mbi 45 % e buxhetit shpenzohet për "funksionarët" e KOK-ut ! Psh në vit pandemie mbi 250 mijë euro!

Besim Hasani pretendon vazhdimin e mandatit si delegat i sportit joekzistues në Kosovë - kërllingut! Paramendoni kjo "federatë" fantome do të ketë numër të njejtë të delegatëve ne Kuvend sikurse futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, xhudo... 

Por ky avaz nuk është risi për Kryetarin e përhershëm! Ai ka edhe disa federata që udhëhiqen nga familjarë të ngushtë që atij i japin fitore ndër vite! Tash do të provojë të kontrabandojë edhe dy sporte për të siguruar "votat e mjaftueshme" për edhe një mandat! 

Vlen të përmendet që Hasani në të kaluarën ka qenë i deleguar edhe nga peshëngritja (djali i tij Kryetar) e Karateja (sport jo olimpik), etj. Kombinime të pafundme për te mbajtur pozitën”, ka shkruar mes të tjera Belegu. Çfarë po zihet këtu? Pse kjo heshtje? Çfarë nënkupton kjo shifër 250 mijë euro? Pse KOK-u nuk e ka guximin t’i reagojë Belegut? Pse i frikësohet?  

Jo me kaq, Belegu i thotë hapur Hasanit se edhe disa federata udhëhiqen nga familjarët e tij dhe Hasani në heshtje me tërë bordin e KOK-ut! Çfarë po ngjan, pse kjo heshtje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat