Ajet Çerkini akuzon Astrit Halitin: Ka bërë një lloj puqi...

Sporti

Ajet Çerkini akuzon Astrit Halitin: Ka bërë një lloj puqi...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:19
Ajet Çerkini

Të shtunën që e lamë pas, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Federatës së Notit të Kosovës, ku delegatët zgjodhën kryetarin e ri. 

Astrit Haliti u zgjodh kryetar i ri, që mori 17 vota, ndërsa 15 kundërkandidati i tij, Trim Zeqiri. 

Delegatët vendosën për kryetarin e ri, ndërsa Ajet Çerkini, sportist i mirënjohur dhe delegat i kuvendit të Federatës së Notit të Kosovës, nuk pajtohet me formën se si u zgjodh Haliti kryetar i ri. 

Çerkini ka një varg akuzash në drejtim të Halitit.

“Duhet të sqarohen disa gjëra, para se të jepet një farë vendimi apo vendimi përfundimtar, së pari duhet me u thirr në mbledhjen paraprake, që zotëria në fjalë, u zgjodh kryetar, ai realisht e ka bërë një lloj puqi, së bashku me kryetarin që shkoi dhe disa anëtar të klubeve të ndryshme, që për shkak të llogaritjeve të tyre, nuk kanë qenë në gjendje me i siguruar se do të zgjidhet kryetar, edhe për atë arsye është shkaktuar tollovi në kuvend, duke iu ndihmuar edhe disa kolegë tjerë, se kuvendi, koha e caktimit të mbajtjet sipas llogarive të tyre, nuk i kanë numrat për mu zgjedh kryetar i federatës, kështu që është shtyrë për një javë, me kusht ose arsyetim, që ai gjatë kësaj kohe të intervenon në forma të ndryshme, tash cilat janë ato forma do të mbetet një herë tjetër mi sqaruar. 

Kryesorja por mi bind  klubet, në thonjëza sipas mendim tim, që e meriton titullin apo epitetin  kryetarit të një federate. 

Sipas mendimit tim dhe shumicës së delegatëve, ky më së paku e meriton”, thotë Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çerkini thotë se kjo punë nuk do të mbetet me kaq por do të ankohen edhe në instancat më të larta.

“Ne do të ankohem në të gjitha institucione apo instanca duke filluar nga ministria e sporti të Kosovës, Departamenti, edhe me e njoftuar publikun, sportdashësit, që aty realisht u bë një lloji puqi me ndihmën e kolegëve të Podujevës, atij Deshishku, që nuk ia dij emrin si e ka, ai kryekëput, për me të vërtetuar këtë, u zgjedh nënkryetar i Federatës së Notit të Kosovës”, tha Çerkini.

Më tej Çerkini ka edhe akuza tjera: “Është një grup, që me çdo kusht, për shkak të kaluarës së vet këtij personi Astrit Haliti, i cili me kalimin e kohës e ka krijuar një çerdhe të njerëzve, ka manipuluar me të gjitha mundësitë, me të gjitha format, me kusht që ky në të njëjtën kohë me mbuluar të kaluarën e tij për me iu mundësuar mi fsheh ato të bëma apo të zeza, sipas informatave që unë kam, ai ka fletparaqitje prej agjencisë antikorrupsion, me çka nuk është aktivizuar, a ka qenë inteferim i tij nëpërmjet kanaleve të fshehta apo ndonjë formë tjetër unë e nuk e di. 

Kryesoja, ky si person nuk e meriton titullin me udhëheq Federatën e Notit të Kosovës”. 

Në fund ka përmendur edhe disa emra që e meritojnë të jenë në pozita të larta.

“Për t’u zgjedhur kryetar i FNK-së, së paku duhet merret edhe ana profesionale, duhet ta theksoj edhe profesoreshën Daulina Osmani, Enver Hajredini, Trim Zeqiri, Bashkim Haxhimusa etj. që janë kontribues të gjeneratave të reja të notueseve, të cilët e kanë treguar vetën nëpër pjesëmarrje të garave me medalje të arta, të argjendta, të bronzta, të caktohet ai e mos të caktohen njëri prej këtyre më duket se është e padrejtë, e paarsyeshme, e pakuptimtë, sipas mendimit tim”, përfundon Çerkini.

Krejt në fund, pritet të shihet se si do të reagojë FNK dhe Haliti pas këtyre akuzave të Çerkinit. 

Ajo që dihet, Haliti u zgjodh kryetar i ri me votat e delegatëve, duke e fituar garën me rezultat 17:15 ndaj Trim Zeqirit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat