Bajram Bujupi - shahist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Bajram Bujupi - shahist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:00
Bajram Bujupi - shahist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Edhe shahistët si çdo sport tjetër ishin halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta (1991-1999).

Bajram Bujupi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej shahistëve më të shquar që ka pasur Kosova.

Si çdo sportist tjetër edhe Bujupi kontribuoi në vitet më të vështira, duke mos kursyer asgjë nga vetja. 

Bujupi nuk u ndal asnjëherë dhe as që u përkul para kërcënimeve të mëdha të regjimit serb. 

Bujupi ishte i jashtëzakonshme edhe në lëvizje të shpejta të shahut.  

Si çdo sportist tjetër edhe Bujupi ndihet krenar që i ka takuar gjeneratës së sakrificës, duke e mbajtur gjallë sportin.

Ishin vite të rënda edhe për shahistët por që i bënë rezistencë të fuqishme regjimit serb.

Bujupi krahas si shahist kontriboi edhe në forma tjera në shërbim të shtetit të Kosovës në ato vite të terrorit, që jeta ishte e rrezikuar në çdo sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat