I konfirmohet Komitetit Olimpik të Kosovës, granti ekipor në vlerë 100 mijë dollarë...

Sporti

I konfirmohet Komitetit Olimpik të Kosovës, granti ekipor në vlerë 100 mijë dollarë...

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:54
I konfirmohet Komitetit Olimpik të Kosovës, granti ekipor në vlerë 100 mijë dollarë...

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë lajmin shumë të mirë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

"Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës, grantin ekipor në vlerë 100 mijë dollarë për katër vitet e ardhshme.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kishte përzgjedhur Kombëtaren e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, për t’i ndarë këtë granë, bazuar në rezultatet e arritura.

Granti ishte paraparë të kishte vlerën 60-80 mijë dollarë, bazuar në grantet e kaluara, por që SO i KON-it ka konfirmuar shumën në vlerë 100 mijë dollarë", njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat