A janë ankuar federatat për kategorizim? Flet Aliti

Sporti

A janë ankuar federatat për kategorizim? Flet Aliti

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:47
A janë ankuar federatat për kategorizim? Flet Aliti

Para pak ditëve është bërë kategorizimi i sporteve nga Komisioni i caktuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në kategorinë A kështu është renditja e federatave: Xhudo, volejbolli, karate, hendbolli, basketbolli dhe futbolli. 

A janë ankuar federatat sportive në lidhje me kategorizim, më së miri tregon Besim Aliti, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut.  

Z. Aliti, ditëve të fundit u bë shumë zhurmë për kategorizimin e sporteve. A mendoni se duhet të ketë përmirësime në renditje apo gjithçka është ashtu si duhet?

“Jo nuk mendoj se është bërë shumë zhurmë, madje zyrtarisht asnjë federatë nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar në faqet e tyre. Kjo e dëshmon edhe në afatin e ankesave ku kemi vetëm katër federata te cilat kanë parashtruar ankesa tek komisioni i ankesave.

Unë konsideroj se komisioni ka bërë punë shumë të mirë dhe të gjitha vendimet i ka marrë bazuar në dëshmitë e sjella nga federatat dhe Nenet të cilat i përcakton Rregullorja për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve”; thotë Aliti për gazetën kombëtare “Bota sot”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat