Ja sa policë serbë e ruajnë një sportist të Kosovës në Beograd

Sporti

Ja sa policë serbë e ruajnë një sportist të Kosovës në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:55
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës po garon në sallën sportive në Beograd, ku po mbahet Kampionati Ballkanik U-20 në atletikë.

Kosova po garon me 6 atletë (tri femra e tre meshkuj).

“Siguria është maksimale për sportistët tanë”, - tha një burim nga stafi kombëtar i Kosovës! 

Policë civil serbë dhe njësia speciale përkujdesen për atletët tanë.  

“Në banjo kur shkojmë i kemi 6 deri 7 policë civil, ndërsa njësia speciale është afër nesh në tribuna.

Në hotel janë mbi 10 policë civil vetëm për ne dhe policia me uniforma jashtë hotelit.

Siguria nivelin me te lartë, tha një burim brenda stafit të Kosovës për gazetën kombëtare “Bota sot”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat