Kampionati i Kosovës me kapuça, Makolli i mahnitur 

Sporti

Kampionati i Kosovës me kapuça, Makolli i mahnitur 

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:36
Kampionati i Kosovës me kapuça, Makolli i mahnitur 

Kampionati i Kosovës me kapuça ka tërhequr vëmendjen dhe duket se ka qenë më interesant se shumë sporte që veprojnë në Kosovë.

Emocione e rivalitet mes lojtarëve me kapuça, që e mahnitën edhe kryetarin e Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli. 

Aty shihet se ka qenë i pranishëm edhe Besim Hasani, ish president i KOK-ut, gjyqtari i karatesë Nazmi Ibërdemaj dhe ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nezir Rama.

 “Një ditë shumë interesante, duke e përcjellur Kampionatin e dytë të Kosovës së lojërave me kapuça, që u mbajt në Kaliçan. 

Komplimente për organizatorët që kishin tubuar rreth 30 ekipe nga pothuajse të gjitha trojet shqiptare, për mikpritje dhe për organizim të shkëlqyer!

Lojërat tradicionale, duke përfshi edhe Lojërat me kapuqa, paraqesin vlerat e mirëfillta sportive e kulturore Kombëtare”, ka shkruar Makolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat