Iu bashkua paramilitarëve për ta luftuar popullin shqiptar të Kosovës, por nuk u kthye i gjallë! 

Sporti

Iu bashkua paramilitarëve për ta luftuar popullin shqiptar të Kosovës, por nuk u kthye i gjallë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:30
Sportisti pushtues, e la sportin për ta luftuar popullin shqiptar të Kosovës, por nuk u kthye i gjallë! 

Shumë sportistë në Serbi në vitin 1998-1999, iu bashkuan radhëve të paramilitarëve serb, për të sulmuar popullin shqiptar të Kosovës.

Ndër kriminelët ka qenë edhe atleti Goran Raiçeviq nga Krushevci.

Sportisti pushtues, e la atletikën për të sulmuar popullin shqiptar të Kosovës, por nuk u kthye i gjallë. 

Një farë medias serbe “Kurir”, vajton atletin që mori në aksione paramilitare kundër shqiptarëve, duke sulmuar fëmijë, gra e pleq.

“Por Rajko, siç e quanin, nuk i shkonte mendja të garonte ndërkohë që vendi i tij ishte në luftë. Ai veshi uniformën dhe shkoi në vijën e parë më 8 prill”, kështu shkarravit ky medium.

“Pjesëtarët e paraushtarakëve shqiptarë hodhën një “zola” përballë kamionit, një raketë antitank nga një raketëhedhëse dore.

Menjëherë pas kësaj ata qëlluan me një breshër plumbash ushtarët serbë. Një shofer kamioni mbeti i vrarë dhe pesë ushtarë u plagosën rëndë.

Një plumb snajperi shpoi pëlhurën e gomuar të kamionit dhe goditi Goranin.

Ai nuk kishte helmetë në kokë, vdiq në vend…

Gjatë luftës ka shërbyer si korrier në Batalionin e Tretë të Korpusit të Prishtinës”, shkarravit media serbe. 

Kjo është edhe një dëshmi e fuqishme, se shumë sportistë nga Serbia, morën pjesë në formacione paramilitare duke kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat