Drita Shaqiri: “Bota Sot” bashkë me Kemajl Gocën, jeni më të mirët

Sporti

Drita Shaqiri: “Bota Sot” bashkë me Kemajl Gocën, jeni më të mirët

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:14
Drita Shaqiri

Presidentja e klubit të karatesë Kampioni nga Prishtina, Drita Shaqiri, shprehet me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke uruar 27 vjetorin e saj dhe qindra vite tjera të suksesshme.  

Drita tha se “Bota sot” i kushton rëndësi të gjitha sporteve pa dallim moshe e gjinie po ashtu edhe karatesë duke shkruar për të gjitha gjërat që e preokupojnë këtë sport.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, e cila jep kontribut të madh në përgjithësi të sportit, duke afirmuar vlerat kombëtare sportive.

Image

“Bota Sot” bashkë me Kemajl Gocën, jeni më të mirët.

Uroj të vazhdoni kështu si deri me tash, duke raportuar me profesionalizëm e me lajme të shpejta e të sakta”, uron Drita Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat