Bad News Eagles mposhten në gjysmëfinale të “Republeague”

Sporti

Bad News Eagles mposhten në gjysmëfinale të “Republeague”

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:18
Bad News Eagles

Ekipi nga Kosova në CS:GO, “Bad News Eagles” ka vazhduar sot garat në turneun “Republeague”, respektivisht në fazën e gjysmëfinales.

Pasi që në çerekfinale shënuan fitore kundër ekipit rus “forZe” me rezultat të ngushtë 2:1, “bNE” u mposht sot në gjysmëfinale të kësaj gare kundër suedezëve të “fnatic”.

“fnatic” mposhtin “bNE” me rezultat 2:0, respektivisht në Nuke me rezultat 16:8 dhe në Ancient me rezultat 16:12.

Më i miri i kësaj përballje për suedezët ishte “nicoodoz” me 21 vrasje dhe 11 vdekje dhe me një vlerësim prej 1.43, kurse për “Bad News Eagles” më i dalluari ishte “juanflatroo” me 14 vrasje e 19 vdekje, dhe me një notë vlerësimi prej 0.96.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat