Karateisti nga Kosova, Orges Arifi, që mbron me sukses ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, synon Kampionatin Botëror.
Orges Arifi, nënkampion i Evropës, është para sfidave të mëdha.
Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, tha se ka punë të madhe Orgesi për të mbrojtur pozitën e tetë.
“Orges Arifi i 8-ti në renditjen për kualifikim për Kampionatin Botëror të karatesë i cili do të mbahet në fund të këtij viti në Kairo.
Vetëm 8 garuesit me të mirë në këtë renditje do të kualifkohen direkt.
Kanë mbetë vetëm edhe dy Premiera dhe Kampionati Kontinental deri ne renditjen përfundimtare.
Do te jet një luftë shumë e ashpër deri në fund kur dihet se është konkurrenca e fortë, e që e vështirëson edhe më shumë fakti se, garuesi nga Amerika Latine, Afrika, dhe Azia kan përparësi pasi dihet qe kampionatet e tyre (aziatik, afrikan dhe ai latin) nuk janë në të njëjtin nivel me të Evropës. Shpresojmë që Orgesi do të arrin së paku ta mbron pozitën e 8-të deri ne fund të kualifikimit”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në facebook.