Islam Selmani dhe Betim Maliqi janë një luftë larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
"Islami sot shënoi tri fitore për t’u ndalur në gjysmëfinale të kategorisë -61 kg. Të njëjtin rrugëtim dje e pati edhe Betim Maliqi në ditën e parë të garave. Edhe ai pas tri fitoreve u ndalë në gjysmëfinale të kategorisë -75 kg. Luftërat për medalje zhvillohen të shtunën.
Paraqitje të suksesshme pati edhe Jakup Ajdari, i cili fillimisht arriti deri në gjysmëfinale, por vendimi për të përsëritur luftën në çerekfinale, i kushtoi me humbje.
Garuesit tjerë u ndalën në luftën e parë ose të dytë. Kosova garon edhe në ekipore me vajzat dhe djemtë.
Iu urojmë fat dhe suksese të mëtejme ekipit tonë", njofton KOK.