FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025

Sporti

FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025

Më: 15 maj 2025 Në ora: 23:34
Fadil Luta dhe Kastriot Orana

Në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Fadil Luta, dhe Klubit të Pingpongut Priping, i përfaqësuar nga kryetari Kastriot Orana.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është avancimi i organizimit të edicionit të tretë të turneut ndërkombëtar të pingpongut Prishtina Open 2025, i cili do të mbahet nga data 20 deri më 22 qershor 2025, në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo ngjarje pritet të sjellë përballje spektakulare dhe pjesëmarrje ndërkombëtare edhe më të gjerë, duke e shndërruar në një prej turneve më atraktiv të pingpongut në rajon.

Image

Marrëveshja parasheh bashkëorganizimin e turneut, ku FPPK do të mbështesë me paisje profesionale, gjyqtarë, perkrahje teknike dhe promovuese, ndërsa KPP Priping do të sigurojë menaxhimin operativ dhe promovimin e ngjarjes.

Ndër pikat kryesore të bashkëpunimit janë:

4 lojtarët më të mirë të Kosovës nga kategoritë U11, U13, U19 dhe Senior/Seniore do të përfitojnë pjesëmarrje falas në turne, sipas renditjes së datës 1 qershor 2025.

Zbritje për të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, si stimul për përfshirje më të gjerë në garë.

Përkrahje me pajisje nga FPPK, përfshirë tavolina, taraflex dhe gjyqtarë për kategoritë kryesore.

Promovim i përbashkët në rrjetet sociale dhe materialet zyrtare të turneut.

Përmes kësaj marrëveshjeje, të dyja palët riafirmojnë përkushtimin për zhvillimin e pingpongut në Kosovë, duke e ngritur standardin organizativ të turneve ndërkombëtare dhe duke ofruar më shumë mundësi për sportistët vendorë.

Turneu Prishtina Open 2025 organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping dhe është pjesë e kalendarit të ETTU-së të aktiviteteve në sportin e pingpongut, duke tërhequr vëmendjen e klubeve dhe lojtarëve nga e gjithë Evropa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat