Orges Arifi siguron matematikisht kualifikimin për Kampionatin Botëror

Sporti

Orges Arifi siguron matematikisht kualifikimin për Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2025 Në ora: 20:47
Orges Arifi

Karateisti nga Kosova, Orges Arifi, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ka siguruar matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Botëror.

Një sukses i radhës për nënkampionin evropian.

“Orges Arifi siguron matematikisht kualifikimin për Kampionatin Botëror, edhe përmes renditjes.

Orgesi është deri më tani shqiptari i vetëm që arrin të kualifikohet për në Botëror duke siguruar pjesëmarrjen në të dy mënyrat: si nënkampion Europe dhe përmes renditjes botërore.

Kjo e fundit ka edhe më shumë peshë, pasi vetëm 8 sportistët më të mirë renditen për të marrë pjesë direkt, pas një beteje dyvjeçare në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, njofton Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat