Dr. Fatbardh Ramadani është dashamirë i madh i sportit në përgjithësi, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Mjeku i njohur në Kosovë, tha se “Bota sot” ka dhënë kontribut të vyer në informim.
Dr. Ramadani tha se fjala e lirë dhe gazetaria profesionale kanë rol kyç.
“Në një kohë ku fjala e lirë dhe gazetaria profesionale kanë rol kyç në ndriçimin e së vërtetës dhe informimin e opinionit publik, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e vyer të gazetës “Bota sot” dhe gazetarit të dalluar Kemajl Goca”, ka uruar dr. Ramadani.