Të dashurën e ish-sulmuesit të njohur e ngacmojnë lojtarë të tjerë, ai reagon

Sporti

Të dashurën e ish-sulmuesit të njohur e ngacmojnë lojtarë të tjerë, ai reagon

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 23:53
Xhiufrida

Gazetarja Kiara Xhiufrida, ka treguar gjatë një bashkëbisedimi në një podkast përkrah të dashuritr të saj, Nikola Ventola, se janë shumë futbolistë që e ngacmojnë nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale.

Ventola është vetë ish-futbollist i Interit dhe përfaqësueses së Italisë, por duket se e përjeton me humor këtë situatë të krijuar.

Të dy ndajnë shpesh foto bashkë dhe të gjithë e dinë se janë të lidhur.

Por me sa duket futbollistët vazhdojnë të provojnë fatin me bukuroshen italiane.

“Janë të paktën dy lojtarë që e kanë provuar me mua nëpërmjet mesazheve”, tha ajo.

Reagimi i Ventolas ishte i menjëhershëm. “Zemër, mos hap telashe, disa janë të martuar. Këtu bëhet nami”.

“Nikola e di, ia tregoj. Por nuk i them emrat”, vazhdoi ajo, ndërsa Ventola zbuloi se di gjithçka.

“Disa nuk e di nëse janë të martuar. Janë shumë. Edhe ish-futbollistë”.

“Kam 25286 foto në profil dhe nuk e dinë që jam e lidhur?”, vazhdoi Kiara. Ndërsa Ventola insistonte.

“Po ai që sapo ndërroi skuadër, a është i martuar?”. “Po, është”, ishte përgjigja e prezantueses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat