Kosova, nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21

Sporti

Kosova, nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Ekipi i karatesë i Kosovës ka fituar nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, i zhvilluar në Rijekë të Kroacisë.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, bëhet fjalë për dy medalje të arta, dy të argjendta dhe pesë të bronzta.

"Medalistët e Kosovës janë:

Lanika Rexhepi, kadete kumite +61 kg, Emira Maqedonci, kadete kumite 47 kg, ekiporja e femrave, kadete, Krenar Ismajli, kadet kumite, 52 kg, ekiporja e femrave,  juniore, Behije Mustafa, U21 kumite -68 kg, Almir Pollomi, kadet kumite -57 kg, Blerand Osmani, junior kumite +76 kg, Alea Kelmendi, kadete kumite 61 kg", ka njoftuar KOK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat