Për herë të parë në Kosovë organizohet Kampionati i Kosovës në Artet Mikse Marciale

Sporti

Për herë të parë në Kosovë organizohet Kampionati i Kosovës në Artet Mikse Marciale

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Më 15 nëntor, në sallën AMC, do të zhvillohet kampionati i parë i Kosovës në artet mikse marciale (MMA), i organizuar nga Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës.

Në këtë garë do të marrin pjesë mbi 60 garues nga e gjithë Kosova, të ndarë në 8 kategori të ndryshme peshe, përfshirë edhe një kategori për moshat nën 18 vjeç.

Qëllimi i këtij kampionati është promovimi i sportit të MMA-së në vend dhe krijimi i një platforme zyrtare për sportistët vendas.

Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja për publikun do të jetë falas, në mënyrë që të gjithë adhuruesit e sporteve luftarake të kenë mundësinë të ndjekin këtë ngjarje historike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat