Si gjithmonë në vijë të parë të sportit dhe çështjes kombëtare.
Vëllezërit Mahalla, prof. Fahri Mahalla - arkitekti i karatesë ferizajase, legjenda e karatesë dhe çështjes kombëtare.
Gani Mahalla, karateist i shquar në vitet e 70-ta e 80-ta, shumë vite me radhë trajner i spikatur i KK Kastriotit nga Ferizaj.
Halil Mahalla, ish karateist i dalluar e sot kryetar i KK Kastriotit.
Vëllezërit Mahalla, në gjeneratën e sakrificës ishin në vijë të parë të sportit të Republikës së Kosovës, shtëpinë e shndërruan në shkollë të mjekësisë dhe ndërtuan sallën e improvizuar të sporteve luftarake.
Në këtë sallë u mbajtën garat e Republikës së Kosovës (sportet luftarake).
Këto aktivitete kombëtare tërbuan regjimin kriminal të Beogradit, ku më 31 mars të vitit 1999, ua minoi e rrafshoi shtëpinë më 7 çati, në shenjë hakmarrje.
Raportohet se aksionin e ka udhëhequr milici famëkeq serb Boban Kërstiq me urdhër të komandantit Mitiq!
Vëllezërit Mahalla, emra të mëdhenj të sportit të Kosovës.