Pedante, të përkushtuara, me vizion dhe profesionalizëm në sportet përkatëse.
Dy gra të forta që sot i mungojnë sportit të Kosovës.
Pranvera Xhaferi, ish-kampione në Drag Race, e njohur si “Schumacher-i i Kosovës”, i mungon shumë pjesës garuese.
Ajo e kishte kthyer garën në spektakël të vërtetë, duke i dhënë atraktivitet dhe adrenalinë autosportit në Kosovë.
Pranvera ishte shembull frymëzimi për të rejat.
Aktualisht, ajo është e angazhuar në komisionin përkatës të autosportit, duke kontribuar nga ana organizative dhe zhvillimore.
Nga ana tjetër, Drita Shaqiri, profesoreshë, ka qenë pjesë e sportit të karatesë, si anëtare e bordit të Federata e Karatesë së Kosovës. Një grua me parime të forta, korrektësi dhe vizion.
Dy gra të guximshme, njëra i mungon sot arenës garuese, ndërsa tjetra karatesë në fushën diplomatike.
Të dyja janë figura të respektuara kudo, modele të punës, përkushtimit, profesionalizmit dhe mbi të gjitha, të korrektësisë sportive.