Krasniqi e takon ministrin Maqedonci dhe e njofton me sukseset e sportit

Sporti

Krasniqi e takon ministrin Maqedonci dhe e njofton me sukseset e sportit

Më: 8 janar 2026 Në ora: 14:50
Ejup Maqedonci e Ismet Krasniqi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot ministrin në detyrë të Ministrisë së Mbrojtjes (MB) së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Krasniqi e falënderoi ministrin Maqedonci për vizitën dhe e njohu me sukseset e sportit dhe sportistëve të Kosovës, si dhe të arriturat tjera të KOK-ut, me theks të veçantë marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet KOK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në projekte konkrete përmes Akademisë Olimpike (AOK) në fushën e edukimit dhe trajnimit.

 Në javët në vijim pritet të bashkërendohen takime ndërmjet drejtuesve të AOK-ut dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim konkretizimin e bashkëpunimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat