Ceremoni spektakolare e mbylljes së Lojërave Olimpike 2026, nga opera te muzika pop

Sporti

Ceremoni spektakolare e mbylljes së Lojërave Olimpike 2026, nga opera te muzika pop

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 22:08
Pamje

Ceremoni spektakolare e mbylljes së Lojërave Olimpike 2026, nga opera te muzika pop.

Parakalon edhe flamuri shqiptar në Arenën e Veronës. Për 2030, stafeta i kalon Francës

Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 po zhvillohet në Arenën e Veronës, e cila u shndërrua në Arenën Olimpike e Veronës për këtë ngjarje të veçantë. 

Ceremonia e mbylljes nisi me një interpretim madhështor të “Brindisi” nga opera Traviata, duke hapur kështu festimet e mbrëmjes.

Ceremonia përfshiu edhe një homazh për operën italiane, duke kombinuar artin dhe kulturën me festimin olimpik.

Një llambadar kolosal i ndriçuar u shfaq në skenë, me Rigoletton të ulur mbi të. Një koreografi tërheqëse: kameliat, valltarët, gratë që mbajnë llambadarë dhe orkestrën bashkohen në një shfaqje të gëzueshme dhe vizualisht spektakolare.

Në Arenën e Veronës, mbërriti flaka olimpike e mbërritur nga Milano-Cortina dhe ceremonia vijoi me paradë e 93 kombeve pjesëmarrëse në Lojërat Milano-Cortina 2026, ku kryesoi Greqia, vendi ku u shpikën Lojërat Olimpike, e ndjekur më pas nga flamuri shqipta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat