​Pilotët e “Shqiponjave të Kastriotit” nisen drejt Spanjës për garën ndërkombëtare të precizionit

Sporti

​Pilotët e “Shqiponjave të Kastriotit” nisen drejt Spanjës për garën ndërkombëtare të precizionit

Më: 29 prill 2026 Në ora: 09:49
​Pilotët e “Shqiponjave të Kastriotit”

Pilotët e klubit aeronautik KA “Shqiponjat e Kastriotit” kanë udhëtuar drejt Spanjës, ku do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare që zhvillohet nga 1 deri më 3 maj.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë rreth 60 garues nga vende të ndryshme, duke e bërë konkurrencën mjaft të fortë.

Pilotët kosovarë do të garojnë në disiplinën e precizionit, një kategori që kërkon saktësi të lartë dhe kontroll të avancuar gjatë fluturimit.

Pjesëmarrja e tyre në këtë garë shihet si një mundësi e mirë për përfaqësim ndërkombëtar dhe ngritje të nivelit të sportit aeronautik në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat