Për herë të parë në Kumanovë do të organizohet turne ndërkombëtar në karate

Sporti

Për herë të parë në Kumanovë do të organizohet turne ndërkombëtar në karate

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Klubi i Karatesë Bashkimi 2002 nga Kumanova, i udhëhequr nga trajneri Mursel Misini, do të organizojë edicionin e parë të turneut ndërkombëtar të karatesë “Kumanova Open 2026” më 13 qershor në Palestrën e Sporteve në Kumanovë.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, turneu pritet të tërheqë pjesëmarrjen e një numri të madh garuesish nga disa vende, përfshirë karateistë me suksese evropiane dhe botërore.

Ngjarja është një mundësi për të promovuar karatenë, por edhe për të afirmuar Kumanovën në skenën ndërkombëtare sportive.

Organizatorët i ftojnë qytetarët të marrin pjesë në turne dhe të shijojnë shfaqje tërheqëse të karatesë, si dhe të njihen më mirë me këtë sport.

Njëkohësisht, u është bërë një apel kompanive, biznesmenëve dhe të gjitha subjekteve me përgjegjësi shoqërore që të mbështesin organizimin e ngjarjes në përputhje me aftësitë e tyre.

Sipas organizatorëve, mbështetja financiare do të kontribuojë në zbatimin me sukses të turneut dhe një prezantim të denjë të qytetit para mysafirëve të shumtë vendas dhe të huaj.

“Kumanova Open 2026” ka ambicien të rritet në një ngjarje tradicionale ndërkombëtare sportive dhe të bëhet një krenari e re sportive e Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat