Kosova fillojë sot garat e karatesë në Taranto, Gashi: Shpresoj që Kosova do të kthehet me medalje

Sporti

Kosova fillojë sot garat e karatesë në Taranto, Gashi: Shpresoj që Kosova do të kthehet me medalje

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 10:20
Fotoilustrim

Përfaqësuesit e Kosovës në karate do të jenë sot të angazhuar në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Garat për Kosovën po mbahen në ‘Karol Wojtyla Sport Hall’, ku filluan në orën 09:00, me Albulena Gërvalla e cila u përballë me turken Temizel Hiranur ku pësoi humbje, derisa Qëndresa Ibrahimi u ndesh me turken Zumra Rezzan dhe fitoj nga në 1/8 e finales, në Qerekfinale takohet me Marokjenen Elhayti

Ndërkohë, garat në karate do t’i vazhdojnë edhe karateistët Islam Selmani, Elmedin Istogu, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi.

Në një intervistë për KosovaPress, sekretari i përgjithshëm i Federatës të Karatesë të Kosovës, Nazmi Gashi foli për përballjet deri më tani të dy garuesve, duke theksuar se nuk ka përfunduar ende asgjë.

“Ne dy përballjet e para i patëm me garueset turke dhe këtu është një kualitet shumë i madh i garuesve pasi që në tansi medaljet botërore diku 80% janë të koncentruara në regjionin mesdhetar, është një garë shumë e fortë, ne deri tani patëm dy paraqitje në arenë, asgjë s’ka përfunduar për asnjërën”, tha Nazmi Gashi.

Për karateistët, Nazmi Gashi u shpreh optimist që ata nuk do të kthehen duarbosh në Kosovë.

“Për ne është një rezultat i madh për shkak se garat janë shumë të forta, megjithatë presim medalje gjatë ditës, e shohim sot kemi pjesën më të madhe të garuesve, gjashtë prej tyre i kemi sot, tre i kemi nesër dhe besoj dhe shpresoj që Kosova do të kthehet me medalje sot nga këtu”, përfundoi Gashi.

Sot do të jenë të angazhuar edhe përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për vajza ku në orën 15:00, përballet me Maqedoninë e Veriut, në Fassano Sport Hall. Ndërsa në orën 17:15, në atletikë do të garojë Muhamet Ramadani, në Salinella G. Valente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat