Zvicra ka shënuar një sukses të madh në Kampionatin Botëror të Qitjes, që po mbahet në Doha të Katarit. Si ekipi i femrave, ashtu edhe ai i meshkujve, kanë fituar medaljen e artë në garën ekipore me pushkë, në disiplinën 50 metra – shtrirë.
Femrat triumfojnë me Chiara Leonen në krye
Në ekipin e femrave shkëlqeu kampionia olimpike Chiara Leone, e cila realizoi 626.4 pikë.
Së bashku me motrat Emely dhe Vivien Jäggi, ekipi zviceran grumbulloi gjithsej 1871 pikë, duke siguruar vendin e parë.
Norvegjia u rendit e dyta me 1868.6 pikë, ndërsa Danimarka përfundoi në vendin e tretë me 1867.7 pikë.
Edhe meshkujt fitojnë medaljen e artë
Pak më vonë, edhe ekipi i meshkujve i dhuroi Zvicrës një tjetër medalje të artë.
Christoph Dürr, Fabio Wyrsch dhe Jan Lochbihler triumfuan me 1881.1 pikë, duke lënë pas Çekinë me 1872.5 pikë dhe Serbinë me 1871.5 pikë.
Madje, zviceranët ishin shumë pranë thyerjes së rekordit botëror, të vendosur vitin e kaluar nga ekipi i Kinës në Kajro. Ata mbetën vetëm 0.2 pikë larg rekordit.
Kështu, Zvicra e mbylli këtë garë me një sukses të dyfishtë, duke fituar dy medalje të arta në Kampionatin Botëror të Qitjes në Doha.