Një tjetër sukses për Shqipërinë, medalje e argjendtë!
Neevis Hasani është shpallur nënkampion i Ballkanit, në Kampionatin Ballkanik të Karatesë që po zhvillohet aktualisht në Stamboll të Turqisë.
Hasani spikati me performancat shumë të mira në kategoritë Caded, Junior dhe U-21, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e argjendtë, një tjetër sukses për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Edhe vetë rrugëtimi i sportistit të talentuar flet për perspektivën premtuese që Hasani do të ketë në të ardhmen, duke arritur tre fitore, ndaj Rumanisë, Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës, për t’u ndalur më pas nga Turqia në finale.