Superliga e Kosovës vazhdon me një përballje interesante

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon me një përballje interesante

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:36
Ilustrim

Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me një ndeshje interesante, ku me fillim nga ora 13:00, Drenica e pret në stadiumin “Bajram Aliu” skuadrën e Ballkanit.

Liderët e tabelës Ballkani, zhvillojnë ndeshjen e sotme si mysafir, ku në rast fitoreje do të shkëputeshin për pesë pikë larg vendit të dytë.

Drenica momentalisht gjendet në pozitën e pestë, ku pas 13 xhirosh ka arritur të grumbullojë 18 pikë, me pesë fitore, tre barazime dhe pesë humbje, kurse Ballkani është lider në tabelën e Superligës së Kosovës, ku deri tani ka zhvilluar 12 xhiro duke arkëtuar 29 pikë, dhe ka regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Programi ditës së enjte në kuadër të Superligës së Kosovës është i bashkangjitur më poshtë.

13:00 Drenica (5) – Ballkani (1) (Stadiumi Bajram Aliu).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat