Gazetari argjentinas: Maradona ishte i shpifur, nuk të ben vdekja të mirë

Futboll

Gazetari argjentinas: Maradona ishte i shpifur, nuk të ben vdekja të mirë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Gazetari argjentinas: Maradona ishte i shpifur, nuk të ben vdekja të mirë

Lajmi i ndërrimit të jetës së Diego Armando Maradonës ka prekur të gjithë botën e futbollit. Mesazhe të shumta kanë ardhur për t’i dhënë kurajo familjes së legjendës argjentinase, me imazhin që është përjetësuar.

Por si gjithmonë nuk mungojnë edhe mesazhet kontroverse. Gazetari argjentinas Jorge Ernesto Lanata ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke kërkuar ndalimin e hipokrizisë.

“Maradona ka ndërruar jetë.

Një lojtar i shkëlqyer brenda fushe dhe një person i shpifur jashtë fushe. Vdekja nuk të bën njeri më të mirë. Mos u bëni HIPOKRITA”, shkruan gazetari argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat