Molde – Arsenal, formacionet zyrtare – Xhaka dhe Mustafi nga minuta e parë

Futboll

Molde – Arsenal, formacionet zyrtare – Xhaka dhe Mustafi nga minuta e parë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Foto Ilustrim

Arsenali do të luaj në udhëtim tek gjiganti norvegjez Molde në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë fituar tri ndeshjet e para dhe synojnë që të vazhdojnë me fitore edhe sonte, për ta siguruar matematikisht kalimin nga Grupi B.

Në anën tjetër Molde ka marrë dy fitore në tri sfidat e para dhe kërkon pikë ndaj Arsenalit që të bëjë një hap më tej për të kaluar grupin.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë titullar për këtë sfidë te Arsenali.

Tanimë trajnerët e të dyja skuadrave kanë zbardhur edhe formacionet titullare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Molde: Linde, Wingo, Gregersen, Sinyan, Risa, Ellingsen, Hussain, Hestad, Eikram, Aursens, James.

Arsenal: Runarsson, Maitland-Niles, Mustafi, Luiz, Soares,Xhaka, Nelson, Willock, Pepe, Nketiah, Lacazette.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat