Ardon Jashari ka shënuar golin e parë me fanellën e Milanit në edicionin e sivjetmë.
Futbollisti shqiptar realizoi në minutën e 48-të, pas një aksioni fantastik individual.
Jashari depërtoi në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e epërm të djathtë, duke e lënë portierin Lorenzo Palmisani të pafuqishëm për të reaguar.
Milani është në epërsi me rezultat 3:1 ndaj Frosinones, në takimin e javës së 12-të të Serie A.