Skandal, punonjësi i morgut publikon foto me trupin e Maradonës

Futboll

Skandal, punonjësi i morgut publikon foto me trupin e Maradonës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Skandal, punonjësi i morgut publikon foto me trupin e Maradonës

Argjentina po vajton largimin nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Ndryshe, televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.

Në foto shihet se si punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit.

Image

Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.

Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna.

Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat