Dhimbje dhe lot, varroset Diego Maradona! Lamtumirë mbret i futbollit!

Futboll

Dhimbje dhe lot, varroset Diego Maradona! Lamtumirë mbret i futbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:21
Dhimbje dhe lot, varroset Diego Maradona! Lamtumirë mbret i futbollit!

(E plotësuar) - Lamtumira e fundit: rreth 25 familjar dhe miq i dhanë lamtumirën Diego Maradonës në varrezat Bella Vista, ka shkruar media argjentinase "Minutoneuquen".

Pak më shumë se 30 orë pasi vdiq nga arresti kardiak, Diego Armando Maradona u varros.

Për shumë breza argjentinas dhe tifozë të futbollit në botë, ai ishte më i miri. I gjithë planeti e di kush ishte Diego Maradona.

Image

Varroset mbreti i futbollit 

Diego na la. Nuk ka kthim mbrapa.  Lojtari më i mirë në historinë e futbollit nuk është më mes nesh, më i madhi që sporti ka parë ndonjëherë.

Në këtë lamtumirë të fundit është bërë e qartë për ata që nuk ishin të vetëdijshëm se Maradona është shumë më tepër se një futbollist. Se ai ka qenë një pikë referimi në Argjentinë, Itali dhe në të gjithë botën që ndoshta nuk do të përsëritet më kurrë. 

Disa në lot, disa me brohorima apo britma hidhërimi, e të tjerë i kaluan pranë në heshtje duke i hedhur lule për herë të fundit legjendës së futbollit argjentinas e botëror, Diego Armando Maradona.

Ai varroset pranë prindërve të tij, - pak minuta më parë shkruan media aegjentinase "lanacion". 

Image

Lot e vaj, Argjentina në zi! Të gjithë të tronditur, me ikjen e hershme të gjeniut të futbollit, Maradona, që dje vdiq në moshën 60-vjeçare!  

Image

Ish kapiteni i Kombëtares argjentinass tashmë po pushon me prindërit e tij, Don Diego dhe Doña Tota

Image

 

Familja dhe miqtë i dhanë lamtumirë Maradonës në Bella Vista!

Image

Pas një dite trishtimi, homazhesh dhe kaosi, trupi i legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, ndodhet në varrezat private Jardin de Bella Vista, ku do të mbahet një ceremoni e ngushtë familjare.

Image

Dhimbje e kaos, Argjentina po i jep lamtumirën mbretit të futbollit. 

Image

Foto Fabián Marelli

Gjatë kortezhit, tifozët vrapuan krahas makinës, duke bërtitur dhe duke qarë.

Ata duartrokitën derisa ai kalonte nga autostrada 25 de Mayo, të tjerët parkuan makinat e tyre vetëm për të dalë dhe për ta parë atë duke shkuar, të shoqëruar nga një numër i madh i policisë që e shoqëronte arkivolin,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat