Seria A përgatit homazhe për Maradonan – Nga një minutë heshtje, deri tek shiritat e zinj në krahë

Futboll

Seria A përgatit homazhe për Maradonan – Nga një minutë heshtje, deri tek shiritat e zinj në krahë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:08
Diego Maradona

Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris ka thënë që stadiumi San Paolo do të emërohet ‘Diego Maradona’ javën e ardhshme dhe Seria A përgatit homazhe në minutën e 10-të të javës së nëntë në nder të legjendës argjentinase.

Maradona ndërroi jetë të mërkurën për shkak të një sulmi në zemër dhe Napoli mbajti zi për legjendën e tyre në fitoren në shtëpi kundër HNK Rijeka në Ligën e Evropës mbrëmë.

Stadiumi historik i Napolit tani do të riemërtohet Stadio San Paolo-Maradona dhe kryetari i bashkisë konfirmoi se do të jetë zyrtar javën e ardhshme.

“Javën tjetër, ne do ta vendosim zyrtarisht Stadio San Paolo me emrin e Diego Armando Maradona”, ka thënë ai për Radio Punto Nuovo.

Liga Serie A dhe të gjitha klubet do t’i japin nderim Maradonës gjatë javës së nëntë të Serie A dhe njoftuan zyrtarisht një listë të iniciativave:

Ngrohja: Gjatë ngrohjes së ekipeve, videoja e famshme e Maradonës e vitit 1989 do të transmetohet në ekranet e mëdha të stadiumeve, në muzikën e ‘Live is Life’.

Shirita të zinj: Të gjithë lojtarët do të dalin në fushë me një shirit të zi në krahun e majtë.

Një minutë heshtje: Një minutë heshtje do të kryhet para fillimit në çdo ndeshje, me lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes të rreshtuar rreth rrethit të mesfushës.

Gjatë minutës së heshtjes, një imazh i Maradonës do të projektohet në ekranet e mëdha dhe aty ku zakonisht ndodhet logoja e Serisë A TIM, mesazhi ‘Ciao Diego’ do të projektohet.

Përkujtim në minutën e 10-të: Në minutën e 10-të të çdo ndeshje të javës së nëntë në Serie A, imazhi i Diego Armando Maradonas do të projektohet përsëri në ekranet gjigante të stadiumit, për një nderim përfundimtar që do të zgjasë një minutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat