Ky klub i madh shqiptar po privatizohet, 96 mijë euro do t’i kushtoj pronarit të ri

Futboll

Ky klub i madh shqiptar po privatizohet, 96 mijë euro do t’i kushtoj pronarit të ri

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Ky klub i madh shqiptar po privatizohet, 96 mijë euro do t’i kushtoj pronarit të ri

KF Vllaznia nga Shkodra do të futet në proces të privatizimit.

Burime brenda Bashkësisë së Shkodrës të “PanoramaSport” raportojnë se procesi i privatizimit do të kryhet nga vetë Bashkësia dhe jo nga Ministria e Ekonomisë.

Privatizimi do të kryhet me anë të ankandit të rregullt, por që do të ketë disa favorizime.

Favorizime mund të ketë për ish-futbollistët apo ish-donatorët që dëshirojnë të marrin frenat e skuadrës në duar, këto favorizime do të ndodhnin nëse oferta e tyre do ishte e barabartë me ofertën më të shtrenjtë.

Çmimi fillestar për blerjen e skuadrës do jetë 507 milionë lekë të vjetra (45 mijë e 855 euro) teksa blerësi do të detyrohet të paguaj edhe borgjet e vjetra të klubit duke arritur kështu në një vlerë totale prej 1.2 miliardë lekëve të vjetra (96 mijë e 600 euro).

Ky proces që sapo ka nisur, sipas të gjitha gjasave, do të marrë një zgjidhje pas muajit maj 2021, edhe pse drejtuesit janë të interesuar të ndodhë sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat